Federer-Wawrinka, në finalen e “Indian Wells’

Tenis

Federer-Wawrinka, në finalen e “Indian Wells’

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:03
Federer

Do të jetë një finale e tëra zvicerane ajo e “Indian Wells”, ku këtë të Diel, Federer dhe Wawrinka do të sfidohen për të 23 herë në karrierë me mbertin Roger në avantazh 19-3 në takimet e mërparshme i fundit në gjysmëfinalet e Australian Ppen, që më pas panë 35-vjecarin nga Bazeli të rikthehej te triumfi në një Slam. Gjysmëfinalet u hapën me fioren 6-3, 6-2 të Stan Wawrinkas ndaj spanjollit Cvaereno, ndërsa Federer iu desh të shkonte në tie break me amerikanin Jack Sock për të kaluar me rezultatin final 6-1, 7-6.

Wawrinka pas një fillimi sezoni shkon për të parën herë në karrierë në një finale të “Indian Wells”, tani mund të ëndërrojë edhe pse kurrë nuk i ka ecur në Masterat 1000 pikësh ku ka vetëm një sukses në Montekarlo 2014 në tre finale të luajtura. Federer, ndërkohë do të luajë për të 7 herë në finalen e turneut kalifornian që e ka fituar 4 herë, 3 herë rresht duke nisur nga 2004 dhe të fundit në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat