Roger Federer është në ndjekje të titullit të tetë në Wimbledon, pasi u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores ndaj Milos Raonicut.
Zvicerani fitoi me rezultat 6-4 6-2 7-6 (7-4).
35 vjeçari në gjysmëfinale do të përballet me Tomas Berdych të premten.
Me Andy Murrayn që sot u eliminua, dhe Novak Gjokoviqin që u lëndua, Federer shihet si favoriti kryesor për të triumfuar në edicionin e sivjetmë.
Në gjysmëfinalen tjetër Sam Querrey do të përballet me kroatin Marin Ciliq.