Kim Clijsters, spektakël e humor në Wimbledon

Tenis

Kim Clijsters, spektakël e humor në Wimbledon

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 06:45
Kim Clijsters

Turneu i Wimbëlldonit, krahas përballjeve interesante, ka ofruar edhe spektakël me ndeshjet miqësore.

I tillë ishte rasti i ish numrit 1 në botë, Kim Clijsters, e cila dhuroi spektakël me një nga fansat që po ndiqte ndeshjen miqësore dyshe. 

Fansi po këshillonte në mënyrë të vazhdueshme dhe të bezdisëshme ish tenisten e famshme, deri sa ajo në një moment afrohet pranë tij dhe e fton të futet në fushë dhe të tregojë se çfarë di të bëjë. 

Por nuk mjaftoi me kaq, pasi rregullorja e tenisit i detyron lojtarët që të vishen me uniformë të bardhë dhe Clijsters nxitoi të marrë te çanta e saj një uniformë rezervë, të cilën dhe ia ofroi zotërisë. 

Ky moment shkaktoi shumë argëtim e të qeshura te të pranishmit në Wimbëlldon, por edhe vetë tenistet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat