Dyshime për kurdisje

Tenis

Dyshime për kurdisje

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Tre ndeshje të turneut të Wimbledon të këtij viti janë nën hetim pasi dyshohen si të trukuara. Sipas të dhënave, dy prej përballjeve në fazën kualifikuese dhe një tjetër gjatë turneut zyrtar janë sinjalizuar për lëvizje të çuditshme koeficientësh në kopanitë e basteve dhe kompania “Uniteti i Integritetit të Tenisit” ka nisur një hetim për të hedhur dritë. Kjo kompani që është bashkëpunëtore zyrtare e Federatës Ndërkombëtare, ka marrë sinjale nga kompanitë e basteve dhe bashkë me 3 takimet e Wimbledon, ka vendosur të hetojë edhe një duel të Roland Garros.

Sipas informacineve, asnjë ndeshje që po hetohet nuk ka lidhje me 10 rastet ku u regjistruan tërheqje disi të çuditshme në turneun britanik, por nuk bëhen ende me dije emrat e tenistëve të përfshirë në këtë skandal. Kjo nuk është hera e parë që tenisi përballet me një problematikë të tillë pasi në të shkuarën emra jo pak të njohur të raketës janë akuzuar dhe shpallur fajtorë për trukim ndeshjesh. Rasti më flagrant është ai i ish tenistit rus, Nikolay Davydenko i cili mendohet se ka fiksuar ndeshje gjatë turneut Australian Open në vitin 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat