Tenistja Sharapova pjesëmarrëse në turneun e hapur në Nju Jork

Tenis

Tenistja Sharapova pjesëmarrëse në turneun e hapur në Nju Jork

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:45
Maria Sharapova

Tenistja ruse, Maria Sharapova, pesë herë fituese e turneve Grand Slam, është ftuar të jetë pjesëmarrëse e turneut të hapur të Shteteve të Bashkuara në Nju Jork.

Organizuesit e turneut thanë mbrëmë se ish-tenistja më e mirë në botë, Maria Sharapova, që është kthyer në terren këtë vit, pas vuajtjes së dënimit me 15 muaj moslojë për shkak të dopingut, ishte njëra prej tetë lojtareve, e cila është futar për të marrë pjesë në këtë garë me 128 pjesëmarrëse.

Meqë kishte dalur pozitive në testin për substancën, meldonium, në turneun, Australian Open 2016, ajo ishte suspenduar nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Prej se është kthyer në arenën e tenisit në muajin prill, asaj i janë dërguar ftesa të veçanta (e ashtuquajtura “wild card”) për të luajtur në turne të ndryshme, dhe kjo mënyrë e angazhimit të saj është kritikuar nga kolegët profesionistë.

Por, tenistja 30 vjeçare, në turneun French Open, nuk e kishte këtë privilegj, prandaj nuk ishte aktive disa javë.

Për shkak të lëndimit të këmbës nuk mori pjesë as në turneun Wimbledon në Londër. Turneu i hapur i Shteteve të Bashkuara fillon më 28 të këtij muaji dhe përfundon më 10 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat