Williams: Serena më ka dhënë këshillën më të rëndësishme

Tenis

Williams: Serena më ka dhënë këshillën më të rëndësishme

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:12
Motrat Serena

Vlera e fjalëve ka shumë rëndësi në varësi të personit që i thotë ato dhe këtë gjë e di mjaft mirë tenistja veterane Venus Williams, një nga ikonat e këtij sporti. Gjatë një interviste të dhënë për mediat amerikane, ajo i është rikthyer fillimeve të karrierës, në vitin 1999, para duelit të saj të parë përballë motrës Serena, në gjysmëfinalen e grand slemit të US Open. “Ishim të dyja në gjysmëfinale dhe ishim të dyja vajza të reja. E pyes, Serena, a je nervoze për ndeshjen e nesërme? Jo, nuk jam aspak nervoze. Përse duhet të jem? Me që do të përballemi në fushë, perse të mos jap më të mirën edhe ndaj motrës time?”, ka qenë komenti i motrës së vogël Williams.

Motra e madhe, që të nesërmen e humbi ndeshjen, shprehet: “Kjo ka qenë këshilla më e mirë që unë kam marrë ndonjëherë ne jetën time. Për fat të keq, nuk i vura shumë rëndësi asokohe, dështova, por e kuptova mirë leksionin. Kur e kuptova, atëherë karriera ime ndryshoi tërësisht”, u shpreh Venus Williams, një mbiemër që ka bërë histori në historinë e tenisit, madje edhe në vitin 2017 që po mbyllet. Venus është rikthyer në kohërat e dikurshme edhe pse 37 vjeçe, ndërsa Serena, këtë vit, pas triumfit në Australian Open, është bërë nënë pak muaj më parë. Por ajo ka si objektiv që të rikthehet sërish në grand slemin australian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat