Federer rikthehet në fushë, debuton në “Hopman Cup” - Bota Sot
Federer rikthehet në fushë, debuton në “Hopman Cup”

Tenis

E hënë, 22 tetor 2018

Federer rikthehet në fushë, debuton në “Hopman Cup”

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 17:40
Tenisti zviceran Roger Federer

Rafael Nadal, Andy Murray e Novak Djokovic nuk janë ende gati dhe kanë shtyrë një e nga një rikthimin e tyre në fushë, por jo Roger Federer. Tenisti zviceran duket se është treguar më i kujdesshëm se rivalët e tij dhe do të debutojë nesër paradite në turneun e “Hopman Cup” që zhvillohet në Australi.

Ky është një turne mes shteteve, ku Federer do të përfaqësojë vendin e tij, teksa në ditën e parë do të luajë në dy ndeshje: Fillimisht në lojën teke ndaj japonezit Yuichi Sugita, ndërsa në lojën dyshe mikse do të ketë në krah patrioten e tij Belinda Bencic dhe do të luajë ndaj çiftit japonez Naomi Osaka dhe Yuichi Sugita.

“Ky është një turne i rëndësishëm, ku dua të bëj një paraqitje të mirë. Pjesëmarrja në Hopman Cup është një test i mirë, pasi dua të shoh veten në prag të grand slemit të Australian Open. Jam përgatitur mirë dhe shpresoj që ta nis mbarë 2018-ën, duke fituar këtu në Australi. Nuk ka për të qenë e lehtë, ky është fillimi i sezonit dhe duhet pak kohë për t’u ambientuar me ritmin e duhur. Por mezi po pres të rikthehem dhe të shoh nëse do të jem në gjendje të kem të njëjtin efikasitet si një vit më parë”, u shpreh Roger Federer, që ka si objektiv kryesor të mbrojë trofeun e fituar vjet në Australian Open.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test