Serena Williams nuk ia del mbanë, tërhiqet nga Australian Open

Tenis

Serena Williams nuk ia del mbanë, tërhiqet nga Australian Open

Më: 5 janar 2018 Në ora: 11:06
Serena Williams

Të gjithë prisnin me padurim rikthimin në fushë të tenistes amerikane Serena Williams, që në shtator të vitit të kaluar u bë nënë, por ish-numri 1 në botë ka vendosur të mos luajë në grand slemin e Australian Open. Për pasojë, motra e vogël Williams nuk do ta mbrojë titullin e fituar një vit më parë. Edhe pse Serena luajti në një turne “show” në Abu Dhabi më 28 dhjetor, ajo ende nuk është gati për të përballuar një turne të madh.

Muray e Nishikori nuk luajne ne Australian Open, Murray ne dyshim

Vetë Serena Williams ka pranuar se nuk është në kushtet optimale për të zhvilluar një turne të tillë të vështirë. “Pas ndeshjes në Abu Dhabi kuptova se nuk jam gati edhe pse gradualisht po i afrohem formës time. Por nuk jam 100% dhe nuk dua të luaj sa për të kaluar radhën. E ndiej që jam gati për të luajtur, por nuk dua vetëm të luaj, dua të fitoj ndaj më duhet ende edhe pak kohë për ta realizuar këtë gjë, tha Serena Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat