“Roger ule ritmin, na lër edhe ne të fitojmë diçka”

Tenis

“Roger ule ritmin, na lër edhe ne të fitojmë diçka”

Më: 6 janar 2018 Në ora: 21:24
Roger Federer

Dyshja zvicerane Roger Federer-Belinda Bencic fitoi sot turneun Hopman Cup në tenis, që u zhvillua në Australi, duke mundur në finale dyshen gjermane Alexander Zverev-Angelique Kerber. Një tjetër trofe për Federer, aktualisht numri 2 në botë, që konfirmon se po kalon një moment të mirë. Tenisti zviceran e mposhti dy herë brenda pak orësh rivalin 16 vjet më të ri, Zverev, zi në lojën teke ashtu dhe atë dyshe-mikse.

Zverev, pas ndeshjes i dërgoi një mesazh kampionit zviceran (tashmë 36 vjeç), duke i thënë duke qeshur që të fitojë më pak turne, në mënyrë që të gëzojnë edhe të tjerët: “Roger, ule pak ritmin, pasi edhe ne të tjerët duam të fitojmë diçka. Kur ti fiton kaq shumë në këtë moshë, na bën ne të rinjve të dukemi keq para teje”, tha Alexander Zverev, që aktualisht renditet në vendin e katërt të renditjes botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat