Wozniacki fitore me përmbysje, kualifikohen edhe Svitolina e Ostapenko - Bota Sot
Wozniacki fitore me përmbysje, kualifikohen edhe Svitolina e Ostapenko

Tenis

E martë, 16 tetor 2018

Wozniacki fitore me përmbysje, kualifikohen edhe Svitolina e Ostapenko

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:37
Tenistja letoneze Jelena Ostapenko

Tenistja daneze Caroline Wozniacki ka avancuar në raundin e tretë të grand slemit të Australian Open, pas fitores 2-1 (3-6, 6-2, 7-5) ndaj kroates Jana Fett, një fitore me përmbysje e numrit 2 në botë. Një ndeshje që mendohej e lehtë për bukuroshen daneze, por që vuajti më shumë se sa parashikimi, duke përmbysur disvantazhin dhe më pas dominoi në fushë. Më tej avancon edhe tenistja letoneze Jelena Ostapenko, numri 7 në botë, që mundi 2-1 kinezen Yingying Duan (6-3, 3-6, 6-4). Një lojë me hope e Ostapenko, që arrin të tregojë epërsi në fushë në setin final, duke prerë një biletë për më tej.

Image

Nuk zhgënjen as tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-1 çeken katerina Siniakova (4-6, 6-2, 6-1), një ndeshje që numri 4 në botë e nisi keq, duke humbur në setin e parë, por më pas arriti të rikuperojë dhe fitojë me meritë. Fiton edhe tenistja tjetër ukrainase, Katerina Bondarenko, që eliminoi rusen Anastasia Pavluchenkova, pas fitores 2-0. Një ndeshje interesante ishte ajo që nxori fituese francezen Alize Cornet, që mundi 2-0 (6-4, 6-3) gjermanen Julia Georges. Surprizë eliminimi i zviceranes Belinda Bencic, që u mposht 2-0 nga Luksika Kumkhum, ndërsa estonezja Kaia Kanepi eliminoi Monica Puig (fitoi 2-0).

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test