Carolina Wozniaki ka fituar Grand Slamin e parë të këtij viti, Australian Open. Tenistes daneze kjo fitore i mundësoi, pas gjashtë vitesh, të ngjitet sërish në vendin e parë të renditjes ATP. Këtë sukses të bukuroshes e ndoqi nga afër edhe futbollisti shqiptar, Besart Berisha.
Ky i fundit ka pozuar në krah të 27-vjeçares duke thënë se ndihet mirë pasi ka takuar një kampione. “Ndihem mirë që takova një kampione”, ka shkruar Berisha në llogarinë personale në “Instagram”.