Nadal rikthehet në Acapulco pas dëmtimit, lavdëron Federer: Është magjik

Tenis

Nadal rikthehet në Acapulco pas dëmtimit, lavdëron Federer: Është magjik

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 11:41
Tenistet Rafael Nadal dhe Roger Federer

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka bërë me dije se rikuperimi pas dëmtimit të pësuar në grand slemin e Australian Open, që e detyroi të tërhiqej në çerekfinale, tashmë i përket të shkuarës dhe se synon të rikthehet në fushën në turneun e Acapulco.

“Për fat të mirë nuk ishte dëmtim i rëndë, por ishte një mëkat që u detyrova të tërhiqesha, pasi po luaja mirë. Rikuperimi po shkon mirë dhe dua të jem në formë në turneun e Acapulco, që do të jetë një test i mirë në prag të turneve Masters në Indian Wells dhe Majemi. Por objektivi im kryesor këtë sezon është të jem sërish më i miri në fushat me dhè”, tha Nadal.

Nadal ruan kreun e renditjes së përgjithshme, por tashmë diferenca mes tij dhe Roger Federer është mjaft e vogël, sidomos pas triumfit të tenistit spanjoll në Australian Open, për të cilin nuk i kursen fjalët e mira.

“Është gjithnjë këanqësi ta shohësh kur luan, ashtu si gjithnjë. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, luftojmë për të njëjtat objektivë, por mos harroni që ky është sport dhe janë momentet që kemi përjetuar së bashku që na kanë bërë të mëdhenj dhe që të gjithë na admirojnë. Por gradualisht edhe ne do të hapim krahun, pasi po vjen një brez i ri, që së shpejti do të triumfojë dhe ne do të tërhiqemi”, u shpreh Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat