Del Potro dhe Isner në gjysmëfinalet e Mastersit të Majemit - Bota Sot
Del Potro dhe Isner në gjysmëfinalet e Mastersit të Majemit

Tenis

E premte, 16 nëntor 2018

Del Potro dhe Isner në gjysmëfinalet e Mastersit të Majemit

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:15
Juan Martin Del

Juan Martin Del potro vijon rrugën e sukseseve për vitin 2018.

Tenisti argjentinas arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të turneut Masters të Majemit, ku do të kërkojë të përsërisë suksesin që pati edhe në Indian Uells. Në çerekfinale, Del Potro mundi Milos Raoniçin me rezultatin 2-1, një sfidë kjo që nuk ishte aspak e lehtë për numrin 6 të botës, gjë që duket edhe nga rezultati përfundimtar. Seti i parë shkoi në favor të Raoniçit 7-5, por Del Potro arriti të ruajë përqendrimin në dy setet e tjerë, të cilët i fitoi që të dy me anë të “tiebreak”-ut: 7-6 dhe 7-6.

Në gjysmëfinale, Del Potro do të ketë si kundërshtar amerikanin John Isner, i cili eliminoi Hyeon Chung. Ndryshe nga Del Potro, Isner e pati më të lehtë sfidën e tij me tenistin koreano-jugor, të cilin e mundi me rezultatin 2-0 në 1 orë e 8 minuta lojë. Diferencën në këtë ndeshje e bëri shërbimi, të cilin tenisti amerikan e kishte shumë të fortë. Seti i parë ishte një formalitet për Isner dhe e fitoi atë 6-1, ndërkohë që të dytin amerikani, i cili regjistroi 13 “ace” në 9 turne shërbimi gjatë ndeshjes, e fitoi 6-4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test