Konfirmojnë pjesëmarrjen në Romë

Tenis

Konfirmojnë pjesëmarrjen në Romë

Më: 7 maj 2018 Në ora: 16:00
Serena Williams dhe Maria Sharapova

Në turneun Masters të Romës, që nis javën e ardhshme, do të rikthehen në fushë dy nga protagonistët e sportit të tenisit në dekadën e fundit, Serena Williams dhe Maria Sharapova. Përveç tyre, në fushë do të zbresin të gjitha tenistet e renditura në 43 vendet e para (edhe Victoria Azarenka), duke e bërë këtë turne mjaft të rëndësishëm, pasi të gjitha pretendentet synojnë të zbresin nga froni rumunen Simona Halep.

Turneu roman mund të ndryshojë jo pak renditjen e femrave, pasi të gjitha tenistet e renditura në vendet e para janë shumë pranë njëra-tjetrës, ndërkohë ë të pranishme do të jenë edhe Caroline Wozniacki, Garbine Muguruza, Elina Svitolina, Jelena Ostapenko, Karolina Pliskova, Venus Williams, Sloane Stephen e Petra Kvitova. Pra, ky Masters ka marrë formën e një grand slemi, ku pritet rivalitet i madh në fushat me dhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat