Halep: Në Madrid për fitore - Bota Sot
Halep: Në Madrid për fitore

Tenis

E shtunë, 20 tetor 2018

Halep: Në Madrid për fitore

Më: 8 maj 2018 Në ora: 14:47
Halep: Në Madrid për fitore

Nga Madridi, ku po merr pjesë në turneun Masters, që organizohet në kryeqytetin spanjoll, tenistja rumune Simona Halep deklaron se shpreson të ruajë kreun e renditjes botërore për femra edhe pse pranon se do të jetë e vështirë për rë, duke qenë se rivaliteti është i madh. “Jemi shumë teniste pranë njëra-tjetrës në renditje dhe çdo gabim apo fitore mund të të zbresë apo ngjitë në renditje. Ndaj duhet kujdes në çdo moment edhe pse për të qenë më e mira duhet të fitosh ndaj tenisteve më të mira”, u shpreh Simona Halep.

Duke  folur për rivalet e saj, tenistja rumune u shpreh se synon të ndjekë shembullin e tenistes amerikane Serena Williams. “Është teniste e një niveli të lartë, e jashtëzakonshme. Të kesh mundësi të ndjekësh shembullin e saj do të ishte fantastike për mua dhe për këdo teniste tjetër.

Është rikthyer në aktivitet dhe është një rivale më shumë për të gjithë, por edhe një shembull. Gjithsesi, shpresoj që të largohem nga Madridi me trofe dhe të ruaj kreun e renditjes botërore sa më gjatë”, tha tenistja rumune Simona Halep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test