Nadal: Njërin gisht nuk e lëvizja dot - Bota Sot
Nadal: Njërin gisht nuk e lëvizja dot

Tenis

E diel, 21 tetor 2018

Nadal: Njërin gisht nuk e lëvizja dot

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 11:49
Nadal

“Nuk arrij t’i përshkruaj emocione dhe ndjesinë që kam përjetuar pasi ngrita lart trofeun e 11-të në Roland Garros. Të fitosh 11 herë në këtë turne ka kaluar çdo parashikim, nuk ka ndodhur as në ëndrrën më të bukur, pasi duket diçka e pamundur për t’u arritur”, u shpreh Rafael Nadal, që korrri suksesin e 17-të në një grand slem në karrierën e tij (spanjolli ka fituar edhe 3 herë në US Open, 2 herë në Wimbledon dhe 1 herë në Australian Open).

Në finale e turneun parizien, tenisti spanjoll mundi 3:0 austriakun Dominic Thiem. “Jam shumë i lumtur, pasi bëra një ndeshje të mirë, lojën time më të mirë në këtë turne. Dominic është një rival shumë agresiv, ndaj ishte e nevojshme të bëja një ndeshje të përkryer”, thotë Nadal, që rrëfen se kishte patur edhe disa shqetësime fizike gjatë finales.

“Pata një moment ngërçi në dorën e majtë në setin e tretë dhe pata frikë. Kisha vendosur disa fasho në dorë prej vapës dhe ndoshta njëra prej tyre më shtrëngronte shumë. Njërin gisht nuk e lëvizja dot  dhe mezi po e mbaja raketën në dorë. Por tani jam i lumtur, pasi ishte një lodhje e madhe”, u shpreh Rafael Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test