Eliminohet Muguruza

Tenis

Eliminohet Muguruza

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:01
Eliminohet Muguruza

Nuk kanë të mbaruar surprizat në grand slamin e tretë të sezonit në tenis, Wimbledon. Fituesja në fuqi e turneut, Garbine Muguruza, e cila u mposht 2-1 me sete nga belgia Alison van Uytvanck. Numri 1 në renditjen botërore fitoi me vështirësi vetëm setin e parë 7-5, ndërsa në dy setet e tjera u dorëzua pa kushte përballë rivales belge, që humbi në total në dy setet e fundit vetëm 3 gejme.

Turneu i famshëm britanik po shfaqet si mallkim për emrat më të rëndësishëm, pasi nga pretendentet kryesore janë eliminuar para koha Caroline Wozniacki, Elena Switolina, Sloane Stephens, Caroline Garcia e Petra Kvitova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat