Wimbledon 2018, Williams e Kerber në gjysmëfinale - Bota Sot
Wimbledon 2018, Williams e Kerber në gjysmëfinale

Tenis

E mërkurë, 24 tetor 2018

Wimbledon 2018, Williams e Kerber në gjysmëfinale

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:46
Giorgi krijoi iluzionin se mund t’ia dilte mbanë ndaj Serena Williams pasi fitoi setin e parë 6-3

Turneu i femrave në Wimbledon ka mësuar emrat e 4 gjysmëfinalisteve të saj. Serena Williams u kualifikua mes 4 më të mirave të këtij eventi historik pasi kaloi jo pa vështirësi italianin Camila Giorgi. Tenistja amerikane e fitoi këtë ndeshje 2-1 duke e ndërprerë ëndrrën e Giorgit për t’u bërë e para italiane në gjysmëfinalen e Wimbledonit.

Giorgi krijoi iluzionin se mund t’ia dilte mbanë ndaj Serena Williams pasi fitoi setin e parë 6-3, por ish numri 1 i botës diti të reagojë duke përmbysur gjithcka e kthyer situatën në favorin e saj pasi fitoi setet e tjerë 6-3; 6-4. Kundërshtarja e Serena Williams në gjysmëfinale do të jete gjermania Julia Goergers e cila eliminoi në çerekfinale Kiki bertens të cilën e fitoi me rezultatin 2-1 me sete 3-6; 6-1; 7-5

Preu biletën për në gjysmëfinale të turneut të Wimbledonit edhe Jelena Ostapenko që fitoi ndaj Dominika Cibulkovës me rezultatin 2-0 pas 1 orë e 22 minutash lojë. tenistja lituaneze arriti të fitojë setin e parë me rezultatin 7-5, ndërkohë që fraksionin e dytë e mbylli me rezultatin 6-4. Pengesa e fundit e Osta[enkos drejt finales së turneut londinez është Angelique Kerber. Kjo e fundit eliminoi në çerekfinale Kasatkinën me rezultatin 2-0. Kerber fitoi pa shumë probleme setin e parë 6-3, ndërkohë që fraksioni i dytë ishte më emocionues dhe gjermania e mbylli edhe atë në favorin e saj, por me rezultatin 7-5.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test