Nadal e nis me këmbë të mbarë US Open - Bota Sot
Nadal e nis me këmbë të mbarë US Open

Tenis

E diel, 18 nëntor 2018

Nadal e nis me këmbë të mbarë US Open

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:19
Tenisti spanjoll

Tenisti spanjoll ka kaluar në raundin tjetër të grandslamit amerikan.

US Open ka nisur. Te meshkujt nuk ka pasur befasi në raundin e parë, ku Rafa Nadal e pati të thjeshtë ndeshjen kundër bashkombësit e mikut të tij, David Ferrer, i cili u tërhoq nga gara pa mbaruar seti i dytë.

Në raundin e dytë Nadal do të ndeshet me kanadezin Vasek Pospisil.

Ndeshje e shkëlqyer për Stanislas Wawrinkan, i cili kthehet në këtë turne për herë të parë, pasi e fitoi në vitin 2016, në finalen kundër Novak Djokoviq. Zvicerani mundi 3-0 me sete Grigor Dimitrovin, i cili u duk krejtësisht jashtë formës së tij më të mirë.

Fitore gjithashtu për Andy Murray, i cili vuajti disi kundër australianit James Duckworth. Pas humbjes së setit të parë 6-7, Murray arriti të fitonte tre të tjerat me rezultatet 6-3, 7-5, 6-3.

Befasi pati në konkurrencën e femrave, aty ku Simona Halep u eliminua nga Kaia Kanepi, 2-0 në sete, me rezultat 6-2 dhe 6-4.

Ndërsa Serena Williams dhuroi spektakël në ndeshjen kundër polakes Magdalena Linette, ku humbi gjithsej vetëm katër geme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test