Nadal në formë të mirë - Bota Sot
Nadal në formë të mirë

Tenis

E enjte, 15 nëntor 2018

Nadal në formë të mirë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:11
Nadal në formë të mirë

Një Rafael Nadal në gjendje shumë të mirë, i përqendruar dhe i qetë, mundi pa probleme në raundin e dytë të US Open kanadezin Vasek Pospisil me rezultatin 6-3 6-4 6-2.

Nëse në fitoren me Ferrer, nuk u pa tamam gjendja e spanjollit, për shkak dhe të tërheqjes së kundërshtarit të tij në setin e dytë, në ndeshjes me Pospisil, Nadal ishte gati perfekt. Në raundin e ardhshëm, Rafa do të ketë një ndeshje jo të lehtë kundër rusit Karen Khachanov.

Fitore gjithashtu 3-0 për Juan Martin Del Potron në ndeshjen me amerikanin Denis Kudla. Numri 3 në botë, arriti të mbyllë takimin në 1 orë e 56 minuta duke mos i falur asnjë set kundërshtarit. Për argjentinasin, ndeshja e ardhshme do të jetë kundër Fernando Verdascos, i cili mundi 3-1 britanikun Andy Murray, që sërish nuk dukej në formën e tij më të mirë.

Për sa i përket tenisit të femrave, do të ketë një derby spektakolar që në raundin e tretë. As më pak e as më shumë, motrat Williams do të ndeshen kundër njëra-tjetrës në tokën amerikane.

Në raundin e dytë Venus Williams mundi me vështirësi 6-4 7-5 italianen Camila Giorgi, ndërsa Serena e kishte shumë më të thjeshtë kundër gjermanes Wittoeft të cilën e mundi 6-2 6-0. 2 motrat do të ndeshen për herë të 6 në këtë turne, me Serenën që ka fituar 3 ndeshje e Venus 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test