US Open 2018, bien Perënditë - Bota Sot
US Open 2018, bien Perënditë

Tenis

E enjte, 15 nëntor 2018

US Open 2018, bien Perënditë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:55
Roger Federer

Në US Open bien perënditë e tenisit. Roger Federer dhe Maria Sharapova i kanë thënë lamtumirën Flushing Meadows duke u eliminuar në raundin e katërt të turneut të katërt Grand Slam.

Për zviceranin konfirmohen problemet që ka në tokën njujorkeze pasi Federer u eliminua nga Millman, numri 55 i renditjes botërore me rezultatin 1-3.

Federer u duk se do ta kishte të lehtë takimin duke qenë se fitoi setin e parë 6-3, por Millman kishte të tjera ide.

Australiani, që shfrytëzoi edhe 76 gabimet e pasforcuara të Federer, arriti të fitojë 3 setet e tjerë 7-5, 7-6, 7-6. Millman, që e konsideronte Federer si heroin e tij,do të luajë në cerekfinale me Novak Djokovic që mposhti Joao Sousa 3-0. Djokovic, numri 6 i botës e pati të lehtë takimin e tij me portugezin të cilin e mundi pas 2 orësh loje me sete 6-3-64 dhe 6-3.

Për femra, Sharapova u ndal në rrugëtimin e saj në US open nga Carla Suarez Navarro. tenistja spanjolle zhvilloi një lojë shumë më të mirë se Sharapova duke e fituar këtë ndeshje me rezultatin 2-0. Navarros iu deshën 1 orë e 31 minuta lojë për të fituar këtë ndeshje me sete 6-3 e 6-4 për të prerë biletën për në çerekfinale.

Kaloi mes 8 më të mirave edhe Madison Keys që eliminoi me shumë lehtësi sllovaken Cibulkova me rezultatin 2-0. duke i fituar setet me rezultatin 6-1 dhe 6-3.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test