Sherr me tenisteve në fushë: Kur*ë, u përpoqe të më godisje - Bota Sot
Sherr me tenisteve në fushë: Kur*ë, u përpoqe të më godisje

Tenis

E premte, 19 tetor 2018

Sherr me tenisteve në fushë: Kur*ë, u përpoqe të më godisje

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:38
Pamje nga sherri mes tenisteve

Tenisi i femrave nuk po kalon një moment të qetë. Pas incidentit që tenistja Serena Williams pati me gjyqtarin në finalen e US Open, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në turneun e Pekinit. Protagoniste janë tenistja amerikane Sloane Stephens dhe ajo ruse Anastasia Pavluchenkova, që patën një debat të ashpër në fushë. Për pak sa dy tenistet nuk u kapën me duar, por në ato momente ndërhyri gjyqtarja e takimit (një femër), që u fut në mes dy tenisteve, duke evituar kontaktin fizik.

Gjithçka lindi pas një shkëmbimi të topave gjatë lojës në setin e tretë, kur rusja goditi topin në adresë të trupit të  amerikanes, që u mbrojt mirë, duke evituar goditjen në fytyrë. Jo vetëm kaq, por Stephens e kaloi topin në fushën kundërshtare dhe fitoi pikën. Por në momentin që tenistet ndërruan fushën, Stephens shkarkoi gjithë inatin e saj, duke akuzuar rivalen ruse: “Kurvë, u përpoqe të më godisje”, duke nisur kështu sherrin. Për kronikë, Sloante Stephens fitoi 2-1 ndaj ruses Anastasia Pavluchenkova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test