Kualifikohen favoritët - Bota Sot
Kualifikohen favoritët

Tenis

E premte, 19 tetor 2018

Kualifikohen favoritët

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:55
Federer

Vijon të dhurojë spektakël turneu i tenisit, që po zhvillohet në Shanghai, ku pretendentët kryesorrë kanë arritur të marrin fitoret e rradhës. Kevin Anderson mundi disi me vështirësi Stefanos Tsitsipas me rezultatin 6-4 7-6, në një ndeshje e cila zgjati 1 orë e 42 minuta. Greku u mundua të jepte më të mirën e tij gjatë gjithë takimit, por përvoja e pakët në krahasim me kundërshtarin e tij bëri diferencën, gjë e cila u vu re në tie-break-un e setit të dytë, ku Anderson fitoi 7 me 1. Në çerekfinale, afrikano-jugori do të ndeshet me numrin 2 në botë, Novak Djokovic. Serbi, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, fitoi me lehtësi kundër italianit Marco Cecchinato 6-4 6-0. Italiani u duk sikur luajti vetëm setin e parë, ndërsa në të dytin ishte hija e vetvetes, duke mos mos arritur të marrë qoftë edhe një game.

Sukses edhe për legjendën Roger Federer. Zvicerani vuajti kundër Roberto Bautista-Agut, ku takimi përfundoi me rezultatin 6-3 2-6 6-4, dhe e gjithë ndeshja zgjati 1 orë e 54 minuta. Pasi fitoi me lehtësi në setin e parë, Federer humbi në mënyrë surprizë të dytin. Në setin e tretë, 37 vjeçari fitoi game-in e parafundit ku shërbente spanjolli, i cili rezultoi të ishte deçisiv. Çerekfinalet do të rezervojnë një ndeshje jo të thjeshtë për zviceranin, i cili do të përballet me japonezin Kei Nishikori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test