Federer e Djokoviç kalojnë në gjysmëfinale - Bota Sot
Federer e Djokoviç kalojnë në gjysmëfinale

Tenis

E hënë, 22 tetor 2018

Federer e Djokoviç kalojnë në gjysmëfinale

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:49
Novak Djokoviç

Roger Federer mundi në çerekfinale tenistin japonez Kei Nishikori dhe veterani zviceran tashmë kualifikohet mes katër më të mirëve të turneut të Shangait.

37-vjeçari helvet që në Mastersin Kinez është njëkohësisht edhe kampioni në fuqi, tregoi shenja të qarta përmirësimi në aspektin e lojës, pas problemeve në sfidat me kundërshtarë si Medvedev dhe Bautista Agut, duke zmbrapsur në këtë ndeshje çdo tentativë të numrit 12 të botës, për të mbyllur më pas gjithçka në vetëm dy sete.

Në gjysmëfinale u kualifikua gjithashtu edhe Novak Djokoviç.

Numri 3 i botës e njëkohësisht edhe 3 herë kampion në Mastersin e Shangait Djokoviç tani është vetëm një fitore larg numrit 2 të botës dhe rokadës në këtë pozicion me veteranin helvet, teksa regjistroi fitoren e 16 rresht, duke mundur 7-6, 6-3 tenistin nga Afrika e Jugut Kevin Anderson.

Sidoqoftë në turin tjetër tenistin serb nuk e pret një mision i lehtë, duke patur parasysh që në fazën gjysmëfinale do të masë forcat me një kundërshtar si Alexander Zverev, të cilin nuk e ka mundur kurrë, për më tepër 21-vjeçari nga Hamburgu që aktualisht renditet i pesti në botë, në Kinë nuk ka humbur ende asnjë set dhe ditën e premte kaloi me lehtësi në vetëm dy sete tenistin britanik Kyle Edmund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test