Qetëson tifozët - Bota Sot
Qetëson tifozët

Tenis

E premte, 16 nëntor 2018

Qetëson tifozët

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:25
Roger Federer

Roger Federer, pas eliminimit në gjysmëfinalen e turneut Masters të Shangait, ka humbur vendin e dytë të renditjes botërore, duke ia lëshuar atë Novak Gjokoviq, fitues në Kinë. Por tenisti zviceran nuk ka humbur dëshirën për të vazhduar të luajë sportin e tij të zemrës dhe pas rikthimit në vendlindje, ai ka deklaruar se do të vazhdojë të zbresë në fushë edhe gjatë vitit 2019.

“Një gjë është e sigurtë, do të jem në fushë edhe sezonin tjetër. Unë ende nuk kam një plan të detajuar për 2019-ën, por shpresoj të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Në dilemë jam për turnetë në fushat me dhè. E rëndësishme është të jem mirë fizikisht dhe të luaj mirë në çdo ndeshje, për të arritur objektivin, fitoren”, u shpreh Federer, që përgatitet për turnetë europianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test