Rrëfehet Nadal: Ky tenist më ka detyruar të përmirësohem gjithnjë e më shumë

Tenis

Rrëfehet Nadal: Ky tenist më ka detyruar të përmirësohem gjithnjë e më shumë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 22:00
Rafael Nadal

Rafael Nadal, numri 1 në botë për meshkuj është një frymëzim për mjaft tenistë të rinj, por edhe vetë spanjolli pranon se përballjet e mëdha që ka zhvilluara gjatë karrierës së tij me Roger Federer e kanë frymëzuar që të përmirësohet dita-ditës. “Duelet ndaj Roger kanë qenë një motovim i madh për mua, pasi përballë kisha një tenist të jashtëzakonshëm si Federer”, thotë Nadal.

“Që kur është bërë numri 1 në botë, Roger është përmirësuar gjithnjë e më shumë, çdo ditë e më shumë. Mendoj se ai është përmirësuar gjatë gjithë karrierës së tij, edhe sot. Kyo ishte e rëndësishme edhe për mua, pasi ishte diçka që duhej ta bëja edhe unë. Nëse dëshiron të jesh kompetitiv në këtë sport për shumë vite, duhet të përmirësohesh gjithnjë”, shprehet spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat