Federer mposht Andersonin - Bota Sot
Federer mposht Andersonin

Tenis

Federer mposht Andersonin

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 10:50
Federer mposht Andersonin

Roger Federer ka mundur 2:0 (6:4, 6:3) Kevin Anderson në ditën e tretë në turneun e ATP Championship që po zhvillohet në Londër, duke siguruar vendin e parë në grupin “Lleiton Hewit” dhe kualifikimin për në gjysmëfinale. Pas humbjes në ditën e parë erdhën dy fitore për Federer, që e rriti nivelin e lojës së tij, duke siguruar kështu për të 15-n herë gjysmëfinalet e turneut ATP Championship në 16 pjesëmarrje.

Një ndeshje e dominuar nga tenisti zviceran, që përfitoi nga gabimet e afrikano-jugorit në setin e parë, ndërsa në të dytin Federer ishte i papërmbajtshëm, luan mirë dhe dominon në fushë. Një ndeshje që zgjati 1 orë e 17 minuta, që në fund “kënaq” edhe Anderson, pasi zyri vendin e dytë në grup dhe avancon në gjysmëfinale edhe ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test