Williams: Jam nënë me fëmijë

Tenis

 Williams: Jam nënë me fëmijë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
Serena Williams

Tenistja amerikane Serena Williams është ankuar sot gjatë një konference shtypi për numrin e lartë të testeve antidoping që i është nënshtruar gjatë 2018-ës dhe ka shtuar se ato po kryhen vazhdimisht në orët e para të mëngjesit. “Unë jam nënë me fëmijë dhe detyrohem të lë foshnjën vetëm për të kryer testin antidoping. Për mua kjo gjë po kthehet në një makth”, tha Serena Williams.

“Njerëzit e antidopingut vijnë në shtëpinë time në orën 5 të mëngjesit për të kryer kontrollin. Unë monitorohem shumë shpesh nga ta, nuk e di nëse kjo gjë ndodh edhe me koleget e mia. Për mua ky sistem është shumë intensiv dhe i bezdisshëm dhe e di që mjaft kolege kanë të njëjtin mendim me mua”, tha Serena Williams, fituese e 23 grand slam në karrierën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat