Tenistja e famshme zbulon arsyen e çuditshme përse asnjëherë nuk ka pasur idhull

Tenis

Tenistja e famshme zbulon arsyen e çuditshme përse asnjëherë nuk ka pasur idhull

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 21:15
Maria Sharapova

Shumë legjenda të tenisit janë shprehur se kanë patur idhuj kur kanë qenë të vegjël apo edhe tani që janë ende aktivë në fushë. Por kjo nuk vlen për tenisten ruse Maria Sharapova, ish-numrin 1 në botë, që ka thënë se nuk ka patur kurrë idhuj, madje nuk ka as tani.

“Jo, nuk kam patur kurrë idhuj. Ju mund të habiteni nga kjo deklaratë, pasi shpesh fëmijët kanë një model, por jo unë. Arsyeja? Ndoshta nga që në Rusi, asokohe nuk kishte shumë televizorë dhe nuk shihja shumë TV, ndaj dhe nuk i njihja të gjitha tenistet”, tha Sharapova.

“Kur kisha mundësi unë shihja ndeshje tenisi në TV kur isha e vogël, por zakonisht fokusohesha tek detajet e lojës së tyre. Se si i lëviznin këmbët, si lëviznin fushë, përdorimi i raketës etj”, tha tenistja ruse.

“Kur mbërrita në Amerikë sërish nuk fokusohesha shumë te televizori, pasi nuk isha mësuar shumë me të dhe nuk i jepja shumë rëndësi asaj që shihja aty. Ajo që më ka frymëzuar të merrem me këtë sport është kur nisja të godisja fort topin pas një muri dhe me kalimin e viteve kjo gjë u bë më shumë se sa një lojë kur godisja topin pas murit”, tha Sharapova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat