Tetova, qyteti më i ftohtë në Maqedoni

Tetova

Tetova, qyteti më i ftohtë në Maqedoni

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Mbulesa më e madhe borës është matur në Kodër Dielli me 21 centimetra, ndërsa pas Kodër Diellit vijojnë Mavrovi Anovi me nënti centimetra, tri në Kruva Pallankë dhe dy centimetra në Krushevë.

Më së ftohti është në Tetovë nga -10 gradë celsius deri -5 gradë celsius, -4 është në Shkup, Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilip, -2 në Shtip dhe -1 në Demir Kapi. Ohri dhe Krusheva këtë mëngjes janë me 0 gradë celsius, një në Mavrovë dhe Vinicë, dy në Gjevgjeli dhe katër në Dojran.

Moti është me vranësira dhe në disa pjesë me mjegull. Posaçërisht shikueshmëri të vogël ka në rajonin e Pollogut dhe të Berovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat