Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 24 deri më 28 dhjetor 2018, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, organizon Panairin e librit “TETOVA 2018”.
Hapja solemne e panairit të librit do të bëhet më 24 dhjetor (e hënë), me fillim në ora 15.00, me prezencë edhe të Ministrit të Kulturës, z. Asaf Ademi.
Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë u bën thirrje mediave elektronike dhe të shtypit që të marrin pjesë në hapjen e këtij panairi dhe ta shënojnë këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Duke ju falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme mediale që ua keni bërë panaireve të deritanishme të organizuara nga SHBSH.
Për pjesëmarrje në HAPJEN e Panairit të librit “TETOVA 2018”, më 24 dhjetor 2018 (e hënë), me fillim në ora 15:00