Tetovë, disa vende pa njësit të zjarrfikësve - Bota Sot
Tetovë, disa vende pa njësit të zjarrfikësve

Tetova

Tetovë, disa vende pa njësit të zjarrfikësve

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 23:42
Foto

Edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme komunat rurale edhe më tej vazhdojnë të jenë pa njësi zjarrfikësish. Për pasojë, shpesh, zjarret sikurse ai i fundit në fshatin Dobrosht të Tearcës, përfundojnë me djegie të tërësishme të objekteve, madje shpesh edhe me viktima dhe dëme të mëdha materiale. Të pyetur për problemin në fjalë, komunat arsyetohen se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për formimin e njësisë kundër zjarrit.

“Ne si komunë nuk kemi të parapara mjete, jemi komunë rurale, por jemi në komunikim me disa shoqata të huaja ku kemi bërë kërkesë për të na mundësuar mjete për zjarrfikësit, për pastrim të rrugëve dhe pajisje të tjera”- deklaroi Jasin Shaqiri. Komuna e Zhelinës.

Komuna e Tearcës dhe ajo e Jegunocit ndërkohë, kanë vendosur që vitin e ardhshëm, njësinë e zjarrfikësve ta bëjnë të përbashkët.

“Jemi në bashkëbisedim me kolegun nga Tearca që ta formojmë një ndërmarrje publike të atillë me objekt dhe të bëhet edhe për komunën e Tearcës edhe për komunën e Jegunocit.pa në 2019 duam ta përfundojmë këtë punë. Të dyja jemi komuna rurale dhe nuk kemi fonde për ta realizuar tek e tek punën, por do kërkojmë ndihmë nga Qeveria dhe fondet IPA”- deklaroi Darko Bllazhevski. Kryetar i komunës së Jegunocit.

“Mendojmë që vitin e ardhshëm të ngremë nismë bashkë me Jegunocin edhe një herë ta ribëjmë këtë, por fillimisht duhet ndarë edhe mjete financiare që nuk i kemi të mjaftueshme, sepse buxheti qendror nuk ndanë për komunat që nuk kanë njësi zjarrfikësish”- deklaroi Besim Imeri. Komuna e Tearcës.

Nga ana tjetër Njësiti i Zjarrfikësve apelon që komunat rurale sa më shpejtë t’i krijojnë këto njësi, sepse rrezikohen vetë banorët shkaku i largësisë,transmeton Klan Kosova.

“Mund të paramendoni deri sa të arrijmë ne nga Tetova deri në fshatin Jazhincë, çka mund të ndodh? Andaj apeloj krerët e komunave që përmenda më parë, që të bëjnë gjithçka që qytetarët t`i kenë nën mbrojtje duke formuar njësi kundër zjarrit”- tha Uka Aliti. Komandant i NJTKZ Tetovë.

Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, mbulon pesë komunat për rreth me një distancë prej rreth 36 kilometrash./Alsat M/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...