Tetova edhe në ditën e vitit të ri thith ajër të papastër - Bota Sot
Tetova edhe në ditën e vitit të ri thith ajër të papastër

Tetova

Tetova edhe në ditën e vitit të ri thith ajër të papastër

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Edhe në ditën e fundit të këtij vitit, qytetarët e Tetovës thithin ajër të papastër, ndërsa ajrin më të ndotur e bëjnë edhe ndezja e fishekzjarrëve.

Në matjen e fundit, Tetova është më shumë se dyfish më  e ndotur, përkatësisht me 119 PM10.

Problemi i ajrit të ndotur është problem në nivel kombëtar kurse qyteti i Shkupit disa herë ka qenë i qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë.

Nga opozita maqedonase akuzojnë pushtetin aktual se nuk ndërmerr asgjë në përmirësimin e gjendjes së ajrit të ndotur ndërsa nga pushteti thonë se po merren masa si në plan afatshkurt ashtu edhe afatmesëm dhe afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...