Shkelet me makinë një këmbësor në Reçicë të Tetovës - Bota Sot
Shkelet me makinë një këmbësor në Reçicë të Tetovës

Tetova

Shkelet me makinë një këmbësor në Reçicë të Tetovës

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

SPB Tetovë informon se dje (2-janar) rreth orës 17:00, në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, saktësisht në Reçicë të Madhe, vetura e tipit “Seat Leon” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 45-vjeçari E.P nga Reçica e Vogël, ka aksidentuar këmbësorin 73-vjeçar A.A nga Reçica e Madhe.

Nga goditja me makinë këmbësori A.A ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe me veturë tjetër është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, është transferuar në klinikat e Shkupit.

Janë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut si dhe rrethanat lidhur me këtë aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...