Premtimet e kryetares së Tetovës mbeten vetëm në letër - Bota Sot
Premtimet e kryetares së Tetovës mbeten vetëm në letër

Tetova

Premtimet e kryetares së Tetovës mbeten vetëm në letër

Më: 7 janar 2019 Në ora: 16:09
Komuna e Tetovës

Hapja e bulevardeve, transporti publik, zgjidhja e problemit të mbeturinave komunale, janë disa nga premtimet e reja(vjetra) të kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi për vitin 2019.

Këto premtime kryetarja e Tetovës i bën çdo vit, por në terren nuk ka asgjë prej tyre.

Në vend që të hapen, një pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe “Industrialja” janë kthyer në parkingje të egra, ndërsa kaosi në komunikacion po rritet gjithnjë e më shumë.

Qytetarët nuk besojnë se do të realizohet diçka nga projektet e shumë premtuara për qytetin e Tetovës.

Këshilltarët e opozitës, thonë se komuna nuk ka mundësi financiare për për të bërë investime kapitale pasi sipas tyre është e mbipunësuar. Ata thonë se “gati gjysma e buxhetit duhet të ndahet për pagat dhe kontributet e të  punësuarve në administratën komunale”.

Ndërsa nga Komuna e Tetovës thonë se viti 2019 do të jetë më i relaksuar në kuptimin e borxhit të trashëguar dhe më efikas në realizimin e projekteve.

Prej atje theksojnë se vendimi i qeverisë për të paguar 51 për qind të borxheve të komunave është një mundësi e mirë, por edhe përgjegjësi që duhet të kuptohet seriozisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...