Tetovë, 84 aksidente në muajin dhjetor, nuk ka pasur viktima - Bota Sot
Tetovë, 84 aksidente në muajin dhjetor, nuk ka pasur viktima

Tetova

Tetovë, 84 aksidente në muajin dhjetor, nuk ka pasur viktima

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:47
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se në rajonin më të gjerë të Tetovës, gjatë muajit të kaluar (dhjetor 2018), janë regjistruar gjithsej 84 aksidente trafiku, prej të cilave 57 kanë ndodhur në vendbanime kurse 27 në rrugë të hapura.

Siç thonë nga SPB Tetovë, në këto aksidente nuk ka pasur viktima në njerëz, në 4 aksidente 5 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe 26 aksidente kanë mbaruar me persona të lënduar lehtë. Në numrin më të madh të aksidenteve, të lënduarit janë bashkudhëtarë edhe atë në 17 aksidente, në 14 aksidente ka pasur vozitës të lënduar, kurse në 10 aksidente ka pasur këmbësorë të lënduar, deri sa në 54 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur nëpër rrugët e qytetit të Tetovës, edhe atë 45 aksidente në bulevardet “Ilinden”, “Vidoja Smilevski Bato” dhe “Iliria”, ndërsa në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup kanë ndodhur 23 aksidente rrugore.

“Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve, pikërisht në ata me lëndime të rënda janë, mosrespektimi i përparësisë së kalimit (16 aksidente), pasuar nga aksidentet me shpejtësi të papërshtatshme gjegjësisht vozitje e shpejtë (15 aksidente), kryerje e veprimeve të parregullta (8 aksidente)”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur gjatë ditëve të hëna (18), të martën (15) dhe të premten (14), edhe atë në periudhën prej ora 12.00 deri ora 16.00.

Karakteristike për aksidentet trafikut në muajin e kaluar, është ajo se në 129 kanë qenë automjetet pjesëmarrëse në aksident, 8 aksidente kanë qenë të shkaktuara nga kafshë dhe 13 aksidente kanë ndodhur me devijim nga rruga, si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...