Tetovë, protesta kundër shkatërrimit të Kodrës së Diellit - Bota Sot
Tetovë, protesta kundër shkatërrimit të Kodrës së Diellit

Tetova

Tetovë, protesta kundër shkatërrimit të Kodrës së Diellit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:27
Protesta

Dhjetëra protestues sot në te teleferiku i Tetovës që gjendet në fillim të rrugës për në Kodër Diellit, protestuan në protestat e organizuara nga nisma qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike.

“Të vetëdijshëm se jetojmë pranë një mrekullie natyrore siç është mali Sharr që prek edhe qytetin e Tetovës, të ndërgjegjshëm për rëndësinë turistike, ekonomike shëndetësore dhe shëndetësore dhe ekologjike që ka Kodra e Diellit por të brengosur nga mos investimi dhe përdhosja e qendrës turistike, e lënë në harresë nga institucionet vendore dhe qendrore”, tha Hamdi Sulejamni njëri nga organizatorët e protestës.

Sipas tij, këto ditë shihet vetëm rrënim dhe shkatërrim të kapacitetit ekonomik dhe se kjo është mundësuar me politika të dështuara duke thënë se vëmendja ndaj Kodrës së Diellit duhet të ngrihet nga të gjitha autoritet.

Nga kjo nismë thonë se kërkesat e tyre mbetet të njëjtat dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Zoran Zaev t’i plotësojë premtimet e tij.

Ata i vendosin ultimatum kryeministrit Zoran Zaevit që ta vizitojë këtë qendër turistike.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...