Shënohen 3 raste të reja me fruth në Tetovë - Bota Sot
Shënohen 3 raste të reja me fruth në Tetovë

Tetova

Shënohen 3 raste të reja me fruth në Tetovë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Tre raste të reja me fruth janë regjistruar në qytetin e Tetovës. Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 26 vjeçare nga Bërvenica e Tetovës e punësuar në Shkup dhe një vajzë tjetër poashtu e moshës së rritur e cila është lëshuar për në shtëpi. Për rastin e tretë nga Tetova nuk ka informacione mbi moshën.

 Autoritetet Shëndetësore njoftojnë se gjatë ditës së sotme është ndaluar për hospitalizim edhe një fëmijë i moshës parashkollore nga Karposhi. Për momentin të hospitalizuar ka 21 persona ndërsa numri i të vaksinuarve deri më sot ka arritur në 4070 raste.

Nga Agjencia e Ilaçeve “Malmed” ka njoftuar se mbi 600 kutitë e vaksinave kundër fruthit të cilat kishin deklarata me afat të skaduar do të asgjësohen në deponinë Drislla. Edhe pse ata thonë se sasia e vaksinave që do të asgjësohen janë me afat të vlefshëm, ky proces i asgjësimit do të bëhet për shkak të gabimit teknik. /Botasot/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...