Drejtoresha e shkollës ekonomike akuzohet se nuk respekton vendimin e gjykatës

Tetova

Drejtoresha e shkollës ekonomike akuzohet se nuk respekton vendimin e gjykatës

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:05
Arieta Veliu

Arieta Veliu ka më shumë e 5 vite që endet nëpër gjykata, pasi që padrejtësisht është larguar nga puna. Në vitin 2014, në kontestin gjyqësor mes zonjës Veliu dhe drejtoreshës së Shkollës Ekonomike në Tetovë, Ramie Kurtishi, Gjykata Themelore në Tetovë vendosi në favor të Arietës, duke kërkuar kthimin e saj në punë. Dy vite më vonë, me ankesë të drejtoreshës, ky vendim i Themelores u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit në Gostivar. Me anë të revizionit, vendimin e Gjykatës së Apelit, Arieta dërgoi në Gjykatën Supreme, e cila në fund të vitit 2018, vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës për kthimin e Arietës në Punë.

Pavarësisht vendimit të prerë të Gjykatës Supreme në favor të saj, Arieta vazhdon të mbetet pa punë pasi që Drejtoresha e Ekonomikut Ramie Kurtishi, nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për të kthyer Arietën në punë. Kurtishi, si person fizik është dënuar dy herë për mosrespektim të aktvendimit të plotfuqishëm, në shumë prej 45 mijë denarë, ndërsa shkolla është dënuar me 220 mijë denarë.

Drejtoresha zgjodhi të heshtë edhe në pyetjet e dërguara me shkrim! Duke mos u pajtuar me vendimin e Gjykatës Supreme.Shkelje të ligjit në rastin e largimit të Arieta Veliut nga vendi i punës ka konstatuar edhe Inspektorati i Arsimit dhe Inspektorati i Punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat