Tetovë, hiqen masat urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit - Bota Sot
Tetovë, hiqen masat urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Tetova

Tetovë, hiqen masat urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:38
Tetovë

Nga Qeveria e Maqedonisë njoftojnë se përqendrimet mesatare ditore të grimcave RM10 në Tetovë janë nën pragun e alarmit të përcaktuar prej 188 g/m3 dhe episodi prej dy ditë rresht është ndërprerë në Tetovë.

Me këtë janë ndërprerë edhe rekomandimet nga masat e mara nga ndotja e ajrit.

Dje për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, Qeveria e Maqedonisë vendosi masa dhe rekomandime parandaluese kundër ndotjes së ajrit.

Ndryshe, me masat urgjente parashihet që gratë shtatzëna, personat mbi 60-vjeçare, personat me astmë kronike, personat me infarkt ose goditje në tru (pa marrë parasysh moshën), të lirohen nga puna.

Gjithashtu duhet të organizohet orari i punës për personat që punojnë në qiell të hapur prej orës 11:00 deri 17:00, ndalohet mbajtja e ngjarjeve sportive ose manifestimeve tjera në qiell të hapur, si dhe rritje të aktiviteteve për ndihmë të shpejtë dhe shërbime kujdestare.

Sipas masave urgjente, komunat obligohen që për çdo ditë t’i pastrojnë rrugët dhe hapësirat e këmbësorëve, të rrisin kontrollet inspektoriale në çerdhe, autoshkollat t’i realizojnë trajnimet në periudhën prej orës 09:30 deri 14:30 dhe pas orës 18:00, si dhe dërgimi i mallrave në zonat e ndaluara të bëhet deri në orën 07:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...