Ministri, i pafuqishëm përballë drejtores në Tetovë - Bota Sot
Ministri, i pafuqishëm përballë drejtores në Tetovë

Tetova

Ministri, i pafuqishëm përballë drejtores në Tetovë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Arbër Adem

Ndërkohë, Ministri i Arsimit Arbër Ademi, edhe njëherë ka bërë thirrje për respektimin e vendimit të gjykatës supreme, por pa saktësuar se çfarë ai konkretisht do të ndërmerr ndaj atyre që nuk respektojnë vendimin e supremes. 

Edhe pse rasti në detaje është publikuar tashmë disa herë nga televizioni Alsat, Ademi sikur herën e parë edhe tani thotë se do të shqyrtojë këtë rast dhe do të veproj në përputhje me ligjin. 

Edhe nga Komuna e Tetovës nuk e panë të arsyeshme të komentojnë  rastin në fjalë.

"Sigurisht se bëhet fjalë për rast kur kemi vendim të caktuar gjyqësorë, bëhet fjalë për konstatime të caktuara nga ana e Inspektoratit Shtetërorë të Arsimit bëhet fjalë për orientime dhe rekomandime edhe nga Avokati i Popullit. Sigurisht se çdo kush përfshi këtu edhe Ministrin e Arsimit dhe Shkencës në situata të këtilla në qoftë se janë juridikisht të pastra duhet të veprojë dhe të përbush të gjitha ata detyrime të cilat rrjedhin nga aktet e sipër theksuara. Themelues i shkollave fillore dhe të mesme janë njësite e vetëqeverisjes lokale respektivisht komunat. Edhe Komuna por edhe drejtoria në fjalë por edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe unë personalisht do të angazhohem që të shohim deri në detal këtë rast dhe të veprojmë në përputhje me atë çka na detyron ligji" ka theksuar Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...