Aliu i PDSH-së shkruan për akuzën ndaj Thaçit në rastin “Titanik 2”

Tetova

Aliu i PDSH-së shkruan për akuzën ndaj Thaçit në rastin “Titanik 2”

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Imer Aliu

Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu ka shkruar lidhur me rastin “Titanik 2” ku nga Prokuroria Speciale është i ngarkuar me akuzë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Shumë zhurmë për asgjë! Të gjithë jeni të informuar se ndaj kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi, zhvillohet proces gjyqësor lidhur me përseritjen e zgjedhjeve në një vendvotim në komunën e Strumicës. Kjo “Akuzë” e padrejtë thotë se me përseritjen e atij vendvotimi është shkakëtuar dëm buxhetit të shtetit me vlerë 26.011 denarë apo në kundervlere prej 422 euro. Këtë shumë e ka caktuar vetë gjykata me datë 22 Janar të vitit 2018 nëpërmjet ekspertizës së realizuar me kërkesë të saj. Unë vlerësoj se ky proces nuk është asgjë tjetër për veçse tentim i radhës me qëllim diskreditimin politik të kryetarit tonë”, ka shkruar Imer Aliu.

Lidhur me këtë rast, Prokurorja Speciale, Fatime Fetai të enjten i kërkoi gjykatës ti shpallë fajtorë Sasho Mijalkovin, Menduh Thaqin, Bedredin Ibraimin, Vlatko Sajkovskin, Sasho Srcevin dhe Aneta Stefanovskën.Të gjithë janë akuzuar në rastin Titanik 2 për parregullsi zgjedhore. Në fjalën e saj përmbyllëse, Fetai tha se me justifikim pret aktdënim, por javën tjetër do të dëgjohen fjalët përfundimtare të të akuzuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat