Ndërron jetë një foshnje nga rajoni i Tetovës për shkak të fruthit

Tetova

Ndërron jetë një foshnje nga rajoni i Tetovës për shkak të fruthit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se dje (10 shkurt) në orët e mbrëmjes në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një foshnje 13 muajshe nga rajoni i Tetovës, për shkak të komplikimeve nga epidemia e fruthit.

Nga MSH shprehin keqardhje për vdekjen e foshnjës dhe thonë se nuk ka qenë e vaksinuar.

“Apelojmë edhe një herë tek prindërit, që me përgjegjësi t’i marrin rekomandimet për vaksinim me MRP vaksinat, e cila mbron nga kjo sëmundje ngjitëse serioze. Vaksinat bëhen pa pagesë dhe janë me cilësi të kontrolluar”, thonë nga MSH.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe një foshnje tjetër nga Shën Nikolla ndërroi jetë nga komplikimet për shkak të fruthit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat