Ndiqen penalisht tre tetovar, kanë ndotur natyrën

Tetova

Ndiqen penalisht tre tetovar, kanë ndotur natyrën

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:44
Foto Ilustrim

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër F.A.(38), E.Z.(41) dhe B.M.(42), të gjithë nga fshati Bogovinë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ndotje të ambientit jetësor me mjete shpërthyese".

Në periudhën nga qershori deri në gusht të vitit 2018 në rrugën lokale nga fshati Bogovinë për në fshatin Sellcë, Tetovë, të paditurit, udhëheqës të tre personave juridik, me vetura kanë kryer bartjen e shtyllave prej betoni, plastikave dhe elementeve tjera shpërthyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat