Fillon ndërtimi i qytetit të borës në Kodër të Diellit - Bota Sot
Fillon ndërtimi i qytetit të borës në Kodër të Diellit

Tetova

Fillon ndërtimi i qytetit të borës në Kodër të Diellit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:28
Foto Ilustrim

Për herë 42-të, prej sot e deri më datën 24 të këtij muaji në Kodër të diellit do të mbahet manifestimit tradicional për fëmijë “Qyteti i borës – 2019”, ku do të marrin pjesë nxënës të shkollave fillore nga Shkupi, Kumanova, Vinica dhe Tetova.

Siç informoi organizuesi i manifestimit – Qendra kulturore për fëmijë “Karposh” – Shkup, ekipet e përbëra me nga dhjetë fëmijë me mentorin e tyre, do të vendosen në hotelin “Sllavia”-ELEM. Ata me veglat e nevojshme do ta ndërtojnë skulpturën e vet dhe do ta tregojnë kreativitetin dhe talentin e tyre.

Në kuadër të manifestimit do të mbahen edhe aktivitete të tjera të karakterit argëtues-rekreativ, si zgjedhja e të bukurës së borës, lojëra sportive dhe gara në ping pong, bilardo, shah, kuize shkollore, pikado, kros në borë, bonboni më i ëmbël, bingo me borës, ballo nën maska dhe argëtim në diksotekë për pjesëmarrësit.

Më 24 shkurt në orën 11:00 fëmijët – ndërtues së bashku me drejtoreshën e QKF “Karposh”, Biljana Lalçevska Serafimovska do ta prezantojnë dhe solemnisht do ta hapin”Qytetin e borës” për të gjithë vizitorët të cilët e duan këtë art për t’i parë veprat e kreatorëve të vegjël, të bëra nga bora.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...