Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Tetovë, nuk i kishin dokumentacionet e rregullta

Tetova

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Tetovë, nuk i kishin dokumentacionet e rregullta

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:53
Ilustrim

Policia e Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës ka kryer një kontroll në një lokal nate, gjatë patrullimeve të rregullta.

Aksioni është kryer nga mesnata e deri në ora katër të mëngjesit të hershëm.

Me këtë rast janë ndaluar personat B.M (21), K.O (20) dhe B.R (21) që të gjithë nga Shqipëria.

Që të tre kanë patur mungesë të dokumentacionit të nevojshëm. Si pasojë, policia i ka arresutar dhe dërguar në stacionin policorë.

Ndaj tyre do të zbatohen masat dhe procedurat e duhura ligjore për raste të këtilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat