Tetovë, shtëpitë e rrezikuara nga largpërçuesit e energjisë elektrike, askush nuk mban përgjegjësi - Bota Sot
Tetovë, shtëpitë e rrezikuara nga largpërçuesit e energjisë elektrike, askush nuk mban përgjegjësi

Tetova

Tetovë, shtëpitë e rrezikuara nga largpërçuesit e energjisë elektrike, askush nuk mban përgjegjësi

Më: 29 mars 2019 Në ora: 14:15
Foto Ilustrim

Shtëpitë e ndërtuara në zonën industriale në Tetovë në anën e majtë të bulevardit ‘Vidoe Smilevski Bato’, gjegjësisht nga rruga “Moskovska” përreth dy restoranteve të dasmave, janë në rrezik nga rryma elektrike sepse gjenden shumë afër largpërçuesve, madje disa i kanë në oborret e tyre, njofton Portalb.mk.

Largpërçuesit janë të ndërtuar nga kompania MEPSO në vendin e caktuar si zonë industriale, ndërsa shtëpitë janë ndërtuar më vonë në po të njëjtin vend si ndërtime të egra, dhe më pas është dashur të legalizohen. Por, Komuna nuk tregon sa prej këtyre shtëpive janë të legalizuara dhe si është e mundur të legalizohen aq afër largpërçuesve.

Banorët e shtëpive në zonën industriale në Tetovë në anën e majtë të bulevardit ‘Vidoe Smilevski Bato’, gjegjësisht nga rruga “Moskovska” përreth dy restoranteve të dasmave, nuk dëshirojnë të komentojnë pse kanë në oborret e tyre largpërçuesit e energjisë elektrike disa metra të lartë. Prania e tyre afër vendbanimeve i ekspozon banorët në rrezikun nga dëmtimi mekanik i largpërçuesve si rezultat i përkeqësimit të kushteve klimatike si dhe në rrezikun nga afërsia dhe mosizolimi i largpërçuesit me izolatorë.

Një sërë nenesh të “Rregullores për ndërtimin e largpërçuesve mbitokësore elektroenergjetike me tension nominal nga 1KV deri në 400 KV” e cila bazohet në Ligjin për Energjetikë, e kanë caktuar distancën minimale prej 5 metrash të ketë çfarëdolloj objekti në afërsi të largpërçuesve. Megjithatë, disa nga largpërçuesit janë thuajse të ngjitura me objektet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...