Arrestohet lideri i “Vëllazërisë krishtere” që kërcënoi kryeministrin Zaev - Bota Sot
Arrestohet lideri i “Vëllazërisë krishtere” që kërcënoi kryeministrin Zaev

Tetova

Arrestohet lideri i “Vëllazërisë krishtere” që kërcënoi kryeministrin Zaev

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:31
Zoran Zaev

SPB Tetovë e arrestoi Zharko Grozdanovskin, liderin e organizatës “Vëllazëria krishtere”, i cili me video incizim të publikuar në rrjetin social “Facebook” kërcënonte kryeministrin Zoran Zaev dhe gjithë anëtarët tjerë qeveritar.

Siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 19:50 minuta në Tetovë është arrestuar 46 vjeçari Zh.G nga fshati Bërvenicë, Tetovë, i cili rreth orës 15 në rrjetet sociale, publikoi video me përmbajtje kërcënuese.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër Zh.G do të ngritet padi panele.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...