Tezga të egra përballë ndërtesave të banimit në Tetovë - Bota Sot
Tezga të egra përballë ndërtesave të banimit në Tetovë

Tetova

Tezga të egra përballë ndërtesave të banimit në Tetovë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 21:19
Tetovë

Në trotuar, në rrugë para ndërtesave të banimit, tashmë një periudhë të gjatë shitet pemë dhe perime, por edhe prodhime të ndryshme dhe tesha.

Pasqyra më e keq është te lagjja Çarshia e Epërme, ku hapësira publike janë zënë nga tezga e egra.

Tregtarët thonë nuk kanë dalje tjetër, për shkak se në këtë pjesë të qytetit nuk ka treg.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, thotë se tezgat e egra tashmë i kanë zhvendosur në tregun e gjelbër të qytetit. Ajo porositi se do ta zgjidh problemin e tregtarëve të egër në lagjen e Çarshisë së Epërme.

Tregtarët thonë se me zgjidhjen e lokacionit do të rritet shitja që dukshëm është ulur. Problemi më i madh i bujqëve të Tetovës në rajonin e Tetovës është shitja jo e organizuar. Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, thotë se ky problem do të zgjidhet në nivel shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...