Detaje nga aksidenti: Ja nga është viktima dhe të lënduarit

Tetova

Detaje nga aksidenti: Ja nga është viktima dhe të lënduarit

Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:27
Pamje nga aksidenti

Burime të portalit “tetova1” nga Policia e Tetovës bëjnë të ditur se gruaja që ka ndëruar jetë në aksidentin te pika pagesore në autostradën Tetovë-Gostivar është nga Kërçova.

Ajo ka qenë më veturë Mercedes.

Kurse 4 të lënduarit që kanë qenë në veturën Tuareg janë nga rrethina e Dibrës dhe sipas informatave jozyrtare ata janë nisur për në Aeroport.

Sot afër 07:00 të mëngjesit në pikën pagesore të autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni që si pasojë kishte një të vdekur dhe 4 persona të lënduar.

Drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi ekskluzivisht për portalin “tetova1” informon se në këtë spital janë sjellë 4 persona të lënduar, 3 bura dhe një grua.

Personat e hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës janë: Arben Klobuçishta, Mersim Koleci, Arif Koleci dhe Blerime Klobuçishta. /tetova1/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat